Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni reagon pasi Rama i nxori videon: Për çfarë ishte biseda me Bashën atë ditë (VIDEO)


Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama publikoi një video të datës 14 maj, të takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka patur me një qytetar që ankohej për pagën e luftës. Rama thotë se biznesmeni kishte përfituar dy paga lufte për tre punonjës.

Pas videos së publikuar nga kryeministri, ka reaguar qytetari, Kastriot Muka. Ai vetë thotë se i ka përfituar pagat e luftës ndonëse pak me vonesë. Por sqaron se shqetësimin e kishte ngritur edhe për të afërmit e tij që nuk kishin marrë pagë lufte dhe pse kishin aplikuar tre herë. Ai përmendi të birin, që punonte në një agjenci.

“Pak me vonesë, por paga e luftës më ka kaluar. Biseda ime me Bashën atë ditë nuk ishte vetëm për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes sime që zotërojnë një agjenci dhe kanë aplikuar tre herë në emër të kësaj agjencie dhe asnjëherë nuk i është aprovuar kërkesa. Kjo gjë mund të vërtetohet shumë kollaj sepse në atë agjenci punon djali im që ka të njëjtin mbiemër me mua, dihet kush është dhe mund të vërtetohet shumë mire. Faleminderit”, deklaron qytetari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *