Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i stafit të Sanatoriumit te Berisha: Nuk e kemi marrë bonusin 1 mijë euro, duan të na e përgjysmojnë


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim lidhur me shpërblimin 1 mijë euro, premtuar bluzave të bardha që kanë luftuar në frontin e parë me sëmundjen e COVID-19.

“Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës! Stafit të urgjencës të spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk iu jepet bonusi i premtuar si vështirësi për Covid19!”– shkruan Berisha.

Ai i referohet një mesazhi që i ka mbërritur nga një person që pretendon se është pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Sanatoriumi.

Personi thotë se stafit të urgjencës nuk i jepet bonusi i premtuar, ndërkohë që punonjësit e QSUT-së ua kanë dhënë.

“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim. Jemi stafi i urgjencës së Sanatoriumit, nuk na kanë dhënë shpërblimin 1000 euro akoma. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na e përgjysmojnë se ju japin dhe administraës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë, mbase ndryshojnë mendje. Anonim të lutem.”- thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Këtë mesazh ish-kryeministri e ka shoqëruar me një Fotomontazh të Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *