Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti socialist: Të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore


Një deputet i maxhorancës ka dalë hapur për herë të parë, pro hapjes së listave për zgjedhjen e deputetëve dhe që të mos ketë koalicione parazgjedhore, kërkesë kjo e bërë më parë nga opozita parlamentare.

Deputeti Adnor Shameti shkruan në rrjetet sociale, se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për Partinë Socialiste, dhe që të ketë hapje listash nuk duhet të ketë më koalicione parazgjedhore.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet.

Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha.

Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”– shkruan Shameti.

Kujtojmë që opozita parlamentare para pak ditëve bëri një kërkesë për ndryshime kushtetuese me 29 firma, për të kërkuar lista të hapura dhe pengimin e koalicioneve parazgjedhore. Kërkesa që janë kundërshtuar nga Partia Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *