Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje në disa fshatra minoritarë, arrestohen dy personat e dyshuar


Policia e Sarandës ka goditur një grup grabitësish të cilët kryenin aktivitetin e tyre në fshatra të minoritetit.

Të arrestuar janë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjashtë, Sarandë me precedentë të theksuar kriminale në fushën e vjedhjeve dhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashte, i dënuar më parë për vjedhje.

Dy personat në fjalë u zbuluan nga shërbimet e Livadhjasë.

Ata nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja, dhe pasi janë ndjekur nga policia, janë kapur në fshatin Gjashtë. Këta shtetas dyshohen për një sërë vjedhjesh nga më të thjeshtat deri te ato me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *