Mesa duket ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të kalojë fundjavën në bregdetin shqiptar. E megjithatë edhe pse kishte ardhur për të pushuar, nuk u është ndarë takimeve dhe diskutimeve politike.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, një fotografi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj.