Policia e Meksikës konfiskoi sasi të madhe të drogës në qytetin Tihuana, në afërsi të kufirit me SHBA-në.
Konfiskohen 301 kuti me marijuanë me peshë prej 3607 kilogramë dhe 21 kuti me metamfetaminë, me peshë prej 565 kilogramë.
Sipas vlerësimeve preliminare vlera e drogës së konfiskuar është rreth 3,5 milionë dollarë.
Dërgesa ilegale është zbuluar me skaner rentgeni.