Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e rasteve me koronavirus, ISHSH gjobit 17 biznese në 24 orët e fundit: Shkelën rregullat


Ditën e shtunë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka vënë 17 gjoba për disa biznese të cilat nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria për frenimin e koronavirusit, rinisjes së aktivitetit të tyre.

9 nga këto gjoba, janë vënë në pikat e shitjes së produkteve ushqimore, si markete, supermarket, dyqane ushqimore.

Ditët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve ditore të konfirmuara me koronavirus, ku sot u regjistruan plot 57 të infektuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi ram aka paralajmëruar se nëse vijon të ketë rritje të numrit të të infektuarve, do të rikthejë karantinën për të gjithë vendin.

DETAJET

Gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë inspektuar dhe monitoruar:

  • 237 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)
    • 434 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
    • 53 Furra buke/ pastiçeri
    • 169 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore
    • 19 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale bankaetj.)
    • 41 Farmaci
    • 6 Klinikë/ laborator dentar
    • 9 Berber/parukeri
    • 16 Taxi/Mjete Tranporti në bashkëpunim me DPSHTRR.
    • 1 Servis celularësh

Janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.

  • 9 Masa Administrative në Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore
    • 2 Masa Administrative në Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food
    • 3 Masa Administrative në Furra buke/ Pasticeri
    • 1 Masë Administrative në Zyra Pagesash/Institucione financiare
    • 1 Masë Administrative në Depo Farmaceutike
    • 1 Masë Administrative në bashkëpunim me DPSHTRR në Taxi/Shërbim transporti.

ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve, zero tolerancë ndaj çdo subjekti.

Inspektimet dhe monitorimi vijojnë në të gjithë qarqet e vendit, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *