Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në banesë, çifti në Vlorë përfundon në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Panaja në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga plakët.

Sipas policisë, zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi dhe u ka shkaktuar djegie të rënda çiftit, që ndodhej brenda në banesë.

Gruaja po trajtohet në spitalin e vlorës, ndërsa burri që ka pësuar djegie më të rënda është transportuar në Tiranë. “Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe. Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, thuhet në një njoftim të policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *