Vendosni fjalën kyçe....

Tirana nesër 6 orë pa drita, zonat dhe orari


Ditën e nesërme 3 zona të Tiranës do përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Njoftimin e ka bërë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili thotë se stakimi është i planifikuar për shkak të një ndërhyrje në rrjet.

Energjia do shkëputet për 6 orë pjesërisht në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, pallatet në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat, dhe zona e Sharrës.

Për shkak të punimeve të planifikuara në datën 15 qershor në një nga fiderat e NST TEC, në intervalin kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

Pjesërisht rruga “Hamdi Cenoimeri”, Parafabrikatet Rruga “Llambi Bonata”, zona e Sharrës”-thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *