Shënohet viktima e 33-të nga koronavirusi në Kosovë. Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja me inicialet R.M. nga Prizreni.Gruaja 76-vjeçare ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të fundit, në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtruar 40 persona që trajtohen pasi janë të prekur nga COVID-19.