Një 31-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pas një aksidenti me motor.
Sipas policisë, i riu me iniciale A.K., ka humbur kontrollin e motorit tip Skuter e për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.