Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në aksin Fier- Levan ku ka mbetur i plagosur një person. Rreth orës 22:00, një 23-vjeçar i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar nga një makinë.
Drejtuesi i motorit, Valter Bodaj, është dërguar në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit, Mynyr Troka është shoqëruar në komisariat.
“Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.”-thuhet në njoftimin e policisë.