Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ka rënë xhiroja tek 70% e sipërmarrjes në Shqipëri


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët, këtë radhë në njësinë Nr.1 në Tiranë.

Sipas kryedemokratit, hapja pas pandemisë i ka gjetur bizneset me rënie drastike të xhiros. Sipas tij, në situatë të vështirë janë 70% e sipërmarrjes në vend.

“Inspektorëve, tatimorëve që edhe në këto kohë e kanë mendjen të gjobisin bizneset e vogla shqiptare i bëj thirrje të ndalen. Në dyqane ka rënie të tmerrshme të xhiros, ka nga ata që më tregojnë se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient. Kjo është gjendja e 70% të sipërmarrjes në Shqipëri. Ka rënie totale të fuqisë blerëse, njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ushqimet e përditshme”,- tha Basha.

Kryedemokrati vjoi me akuzat ndaj qeverisë Rama, duke e bërë përgjegjëse për krizën ekonomike dhatë periudhës së pandemisë.

Basha thotë se kryeministri Edi Rama, edhe në këtë kohë krize zgjodhi të dëmshpërblejë një grusht oligarkësh, por nuk bëri të njëjtën gjë me qytetarët.

 “Kjo qeveri dhe ky kryeministër treguan se edhe në kohë krize nuk kanë pasur njerëzit e thjeshtë dhe sipërmarrjen, por oligarkët. Kjo është skandaloze dhe kriminale, aq sa qytetarëve, aq iu kanë dhënë edhe oligarkëve nga buxheti i shtetit.

Kryeministri ka propagandë, gënjeshtra, mashtrime, gjurmon si hajdut dhe spiun bizneset, i intimidon se thonë të vërtetën. Kjo nuk është sjellja e një kryeministri. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit. Qeveria nuk mund t’ju japë lëmoshë por duhet t’i dëmshpërblejë, duhet ndryshim i thellë. Në kemi program që ndihmon njerëzit, do ndihmojë biznesin prodhues e sipërmarrjen”, tha kreu i opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *