Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Durrësit mbyll dyert, dy raste me COVID-19


Pas rastit të parë të konfirmuar para disa ditësh nga bashkia e Durrësit, sot konfirmohet një rast i dytë. Sipas televizionit News 24, sot ka dalë pozitiv në testin për COVID-19 një punonjës i dytë i bashkisë, që ka patur kontakte me të parin.

Si rezultat, të gjithë punonjësit e bashkisë së Durrësit që janë patur kontakte me dy të infektuarit, janë vendosur në karantinë dhe u janë nënshtruar testeve. Ata janë në pritje të rezultateve të tamponit.

Edhe zëdhënësi i Bashkisë së Durrësit, Dorjan Agolli është vendosur në karantinë 14 ditore.

Qytetarët nuk lejohen në godinën e bashkisë, e cila ka mbyllur dyert që nga dita e shtunë. Nga momenti në moment, pritet deklarata e përditshme nga Ministria e Shëndetësisë, ku do bëhet përditësimi i të dhënave lidhur me përhapjen e pandemisë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *