Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri armësh në kompleks, flet pronari: Nuk kam konflikte, kanë ngatërruar objektiv


Pronari i kompleksit ku u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar është Enver Çaushi.

Kompleksi “Eiffel” në Yrshek, që tregohet në foton e mësipërme të treguar nga “Report TV”, ndodhet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Në drejtim të tij pas mesnatës u qëllua me breshëri arme.

Sipas “Balkanweb”, zoti Çaushi ka deklaruar në polici se do të jetë një ngatërrim objektivi. Ai thotë se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe për këtë arsye nuk mund ta dijë se kush janë autorët.

Nipi i Enver Çaushit, Florian Çaushi ka qenë pak vite më parë protagonisht i një pengmarrjeje.

Florjan Çaushi akuzohet se mori peng tregarin Syria Deli për një borxh të prej 20 mijë eurosh. Por xhaxhai i tij Enver Çaushi, nuk kishte lidhje me pengmarrjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *