Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja me COVID-19, mjeku në Krujë rikthehet në punë: Po më godasin, pse s’pranoj ta bëj tamponin


Për 2 javë mjeku Ardian Mata, ka qëndruar në karantinë pasi bashkëshortja e tij ishte konfirmuar me COVID-19.

Pas karantinës, ai është rikthyer në ambientet e spitalit të Krujës për të rifilluar punën. Por kolegët e Matës janë irrituar nga rikthimi i tij, duke thënë se ndihen të rrezikuar dhe kanë kërkuar madje dhe ndihmën e policisë.

Mjeku Mata ka folur në një prononcim për “Fax News” lidhur me situatën e krijuar dhe pretendon se po përpiqen ta sulmojnë me motive politike.

Mjeku imazherist thotë se arsyeja pse ai nuk ka pranuar ta bëjë tamponin, është se ka frikë se ka një skenar me prapavijë politike për ta nxjerrë pozitiv edhe nëse nuk është.

“Sulmet që shoh në mediat e tjera më duken jonormale, dhe janë lëvizje politike, për shkak se unë kam denoncuar vazhdimisht kushtet e punës.

Është një tendencë ndaj meje, sepse edhe reporterët që kanë nxjerrë lajmin sot janë përplasur me mua. U bë disa herë që më kanë bërë kronika goditëse, kanë arritur derisa të vënë dhunë tek unë. I kam denoncuar në Prokurori dhe ka arritur puna deri këtu.

Bashkëshortja ime nuk ka patur asnjë shqetësim, përveçse në datën 29 kur ka patur dhimbje koke, për korrektësi e kemi bërë testin. Nuk ka asnjë lloj problemi. Edhe fëmijët nuk kanë asgjë, bashkëshortja dhe unë jemi mbyllur në karantinë por nuk kemi asgjë. Unë jam i gatshëm ta bëj tamponin, por të ketë transparencë. Me datë 29 nuk na detyroi kush të bëjmë tamponin. Shkuam vetë.

Pse nuk ia bëjnë tamponin të gjithë personelit mjekësor? Pse pikërisht vetëm mua?

Unë si mjek shikoj se po rriten rastet dhe kjo vjen si pasojë e mos zbatimit të rregullave dhe mos vendosjes së masave mbrojtëse. Në fillim i mbanin maskat, po të dalësh me maskë tani të shikojnë si të çmendur. Të gjejnë forma, të vendosin një Task-Forcë. Unë jam dakord ta bëj tamponin po pati transparencë. Por unë po goditem, unë po goditem nga ky institucion.”– tha mjeku./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *