Zyrtarët shtetërorë indianë kanë thënë se 15 milionë banorë në Chennai dhe në distriktet përreth tij do të kthehen në karantinë nga dita e premte për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.
“Izolim i plotë nga data 19 për distriktet Chennai, Thiruvallur, Chengalpet dhe Kanchipuram”, shkroi qeveria e rajonit Tamil Nadu në Twitter, shkruan “The Guardian”.
India, shtet me popullsi prej 1.3 miliard banorësh, i ka lehtësuar në mënyrë graduale masat e izolimit në javët e kaluara, pavarësisht përhapjes së vazhdueshme të virusit.
Tamil Nadu është rajoni i dytë më i prekur nga virusi në Indi pas Maharashtra-s. Deri më tani, në këtë rajon janë regjistruar më shumë se 44,000 persona të infektuar me Covid-19 nga 332,424 sa janë në tërë Indinë.