Vendosni fjalën kyçe....

Jemi vetëm? Studimi i ri thotë se mund të ketë 36 civilizime në galaksinë ‘Rruga e Qumështit’


Një studim i ri nga Universiteti i Nottingham, Britani, ka llogaritur se mund të ketë më shumë se 30 civilizime inteligjente në galaktikën tonë, bazuar në idenë se jeta inteligjente zhvillohet në të njëjtën mënyrë në të gjithë universin.

Botuar në Revistën Astrofizike, studiuesit besojnë se mund të ketë 36 civilizime inteligjente në të gjithë galaktikën tonë, duke u bazuar në vlerësimet e mëparshme që vendosën atë shifër në një shkallë mjaft të gjerë midis zero dhe miliarda.

Christopher Conselice, i cili drejtoi studimin, shpjegoi se: ‘Duhet të ketë të paktën disa dhjetëra civilizime aktive në galaksinë tonë nën supozimin se duhen 5 miliardë vjet që jeta inteligjente të formohet në planetë të tjerë, si në Tokë.’

Llogaritja, ajo që studiuesit e kanë quajtur Kufiri Astrobiologjik Kopernican, synon të shikojë evolucionin në një shkallë kozmike sesa me një sistem që ka në qendër Tokë dhe e merr emrin e tij nga Nicolaus Koperniku, astronomi i cili formuloi për herë të parë një model të universit që vendosi Diellin e jo Tokën në qendër të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *