I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun mes Serbisë e Kosovës, ka deklaruar se më 27 qershor do zhvillohen në Uashington diskutime mbi dialogun mes palëve.
Grenell ka shkruar në Twitter se ka marrë zotimin e qeverisë së Serbisë se do ndalë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të Kosovës.
“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun.” – shkruan Grenell në Twitter.
“Nëse secila palë do jetë e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi i pres këto diskutime.” – shtoi ai.