Pas fitores tenistike të Partizanit ndaj Luftëtarit ditën e djeshme me rezultatin 8-1, sot luhen ndeshjet e mbetura të javës së 29-të.
Vllaznia e Bylisi janë ndarë me një barazim në Shkodër, ashtu si Skënderbeu me Laçin.
Kukësi nga ana e tij ka arritur një fitore të lehtë me Flamurtarin në fushën e tij 4-1 dhe tani e sheh veten 6 pikë larg kreut.
Tirana e kreut e luan tani ndeshjen e saj në Durrës dhe pas përfundimit të pjesës së parë po mundet me rezultatin 1-0.
Në rast se rezultati nuk ndryshon në pjesën e dytë atëherë Kukësi do rifutej në garën për titullin kampion.