Deputeti i LSI-së në parlament, Lefter Koka, i është bashkuar nismës së një grupi deputetësh të cilët kanë kërkuar lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Lajmin për firmosjen e kësaj nisme e ka dhënë vetë Koka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!
Ndihem i kënaqur që me firmën time i jam përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe , pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë”-shkruan ndër të tjera Koka.
Kësaj nisme po ashtu i është bashkuar edhe deputetja e dalë nga listat e PDIU-së Elena Xhina.
Këta deputetë kanë dalë hapur kundër marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik mes mazhorancës, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për “zgjedhoren”.