Vendosni fjalën kyçe....

Luftë diplomatike mes Rusisë dhe Çekisë, Moska dëbon dy diplomatë


Rusia të hënën i ka shpallur persona non grata dy diplomatë çekë, duke thënë se ky veprim është përgjigje ndaj vendimit jomiqësor të Pragës më herët gjatë këtij muaji për dëbimin e dy diplomatëve rusë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka thirrur për raportim ambasadorin çek dhe e ka njoftuar se dy diplomatët kanë afat deri të mërkurën që ta lëshojnë territorin e Rusisë, shkruan “Reuters”.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Pragës kanë qenë të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjes për një statujë dhe emrit të një sheshi në Çeki si dhe për një rus që kishte shkuar në Pragë, i cilësuar si kërcënim për tre politikanë çekë.

Më 5 qershor, Çekia i dëboi dy diplomatë rusë pas asaj që kryeministri Andrej Babis e quajti luftë mes personelit të ambasadës ruse që solli deri te dyshimet e rreme për një sulm të planifikuar rus ndaj politikanëve çekë.

Ambasada e Rusisë e kishte cilësuar vendimin e kryeministrit çek si provokim të fabrikuar.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë të hënën e akuzoi Pragën për përpjekje të qëllimshme për rritjen e tensioneve me Moskën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *