Maturantët kanë dalë sërish në protestë në ditën e tretë.
Ata kanë kërkuar sërish të rishikohet teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi nisi në orën 10:00 dhe në bazë të protokollit anti-Covid, përfundoi në 12:30. Ndryshe nga Letërsia ku provimi ishte 2 orë, për Matematikën ata patën në dispozicion 2 orë e 30 minuta.
Pas përfundimit të provimit, ata kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim, që më shumë se testonin njohuritë i kanë ngatërruar ato.