Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët në provim, teza e matematikës në rrjet (FOTO)


Ndërkohë që maturantët po i nënshtrohen testit të matematikës, në rrjet po qarkullojnë fotografi të tezës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka shpërndarë fotografi të tezave në rrjet, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ministrisë së Arsimit se masat do të jenë të forta lidhur me mbarëvajtjen e provimit dhe moslejimin e kopjimit.

Vokshi i kërkon ministers Besa Shahini që të mbajë përgjegjësi lidhur me qarkullimin e tezës.

“Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marrë masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.”– thotë zonja Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *