Një godinë ka marrë flakë në Berat, në ish-zyrat e ndërmarrjes së pyjores.
Zjarri i rënë në këtë godinë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Godina përdorej nga komuniteti rom si magazinë për tregtimin e rrobave të përdorura.
Zjarri tek kjo godinë dyshohet se është i qëllimshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.