Vendosni fjalën kyçe....

Pjerin Ndreu kujton kur ishte zv.drejtor i Policisë: Ndalova autobusin me 17 kg heroinë, gjeta belanë nga qeveria


Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka kujtuar një ngjarje të ndodhur në vitin 2003, kur ishte zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.

Ai thotë se në nëntor të atij viti ndaluan në flagrancë një autobus Brenda të cilit gjendjeshin 17 kg heroinë në Vorë, për të cilën gjetën belanë nga qeveria socialiste që ishte në pushtet.

Ndreu i kujton ato ditë, si ditët kur punohej me përkushtim dhe politika nuk e kishte ndotur luftën kundër krimit.

 “Në Nëntor 2003 kur ndaluam autobusin me 17 kg heroinë në Vorë (për të cilin gjetëm belanë nga qeveria atëherë), kapëm në fillim vetëm shoferin me djalin e tij. Një koleg imi ndërsa u ndamë, ai para me makinë e unë me disa punonjës policie në autobus, më thotë me shaka: nëse s’e ke zbërthyer shoferin deri në drejtori ta hoqa vizën si profesionist policie. Qesha, por e mora përsipër sfidën. Pas 5 minutash shoferi foli. E marr kolegun në telefon dhe i them me shaka, s’të vjen keq që ta kem zbërthyer për 5 minuta. Qeshi me të madhe. Pastaj kapëm edhe kryesorin. Ishin ditët kur punonim me përkushtim, akoma pa u ndot ujërat e luftës antikrim nga politika. Por nuk vonuan e na shpartalluan njëherë e mirë. S’kishte nevojë të reagonin kriminelët, politikanët e kryen më së miri hakmarrjen. Arsyeja dihet!”, tregon Ndreu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *