Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Portland rrëzojnë statujën e Thomas Jefferson, “babait” të Deklaratës së Pavarësisë (VIDEO)


Një grup demonstruesish në Portland ka rrëzuar një statujë të Thomas Jefferson para një shkolle që mban emrin e tij, duke ndezur flakët e një përçarjeje kulturore në rritje në SHBA ndërsa aktivistët po rrëzojnë monumentet që konsiderohen raciste.

Rreth 1.000 persona u mblodhën në Shkollën e Mesme Jefferson në Portland, Oregon të dielën për të dëgjuar fjalime para se të nisnin një marshim të Black Lives Matter nëpër qytet.

Më vonë në mbrëmje, një turmë u rikthye në shkollë dhe nisën rrëzimin e statujës së presidentit të tretë amerikan dhe autorit kryesor të Deklaratës së Pavarësisë.

Dy litarë u lidhën rreth qafës së statujës ndërsa grupi u përpoq të tërhiqte Jefferson nga piedestali i tij. Videot tregojnë sesi turma arrin ta rrëzojë statujën që u rrëzua në oborrin para shkollës. Më pas turma brohoriti në gëzim.

Megjithëse Xheferson ishte një pronar skllevërish, ai nderohetsi mbrojtës i tolerancës fetare dhe lirisë individuale – vlera të cilat u bënë parime themelore të Shteteve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *