Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimi i prerë i Macron-it: Franca s’do heqë asnjë statujë, nuk e fshijmë dot historinë


Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se nuk do të heqë asnjë statujë në vend, duke deklaruar se Franca nuk do e fshijë historinë e saj.

Premtimi erdhi mes fushatave ndërkombëtare Black Lives Matter Black që kanë nisur heqjen e statujave në vend të ndryshme, më së shumti në SHBA e Britani ndërsa në shumë vende europiane ato janë vandalizuar.

Macron tha se ndërsa ai zotohet të luftojë kundër ‘racizmit, antisemitizmit dhe diskriminimit’, ai nuk do të detyrohet nga turma, të cilën ai e cilësoi si ‘separatiste’, për të hequr monumentet e figurave të epokës koloniale.

“Republika nuk do të fshijë asnjë gjurmë, apo ndonjë emër, nga historia e saj. Ajo nuk do të heqë asnjë statujë. Ne duhet ta shohim të gjithë historinë tonë së bashku, përfshirë historinë e Francës në Afrikë, në një kërkim për ‘të vërtetën’ në vend se ‘të mohojmë kush jemi.” – tha Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *