Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar përfundimet e By Pass-it të Fierit.
Ata kanë lajmëruar hapjen e këtij aksi për publikun në të dyja krahët.
Gjithashtu Ministrja Balluku bëri me dije se në qershor do hapet gara për aksin Thumanë-Rrogozhinë si pjesë e Korridorit Blu.
“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit.
Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.
Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”-thuhet në njoftimin e Ministrisë..