Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni amerikan në detin e Veriut, nuk ka gjurmë të pilotit


Një incident ajror është regjistruar ditën e sotme. “The Guardian” shkruan se një avion amerikan, me bazë në Britaninë e Madhe është rrëzuar sot në Detin e Veriut dhe piloti për momentin rezulton i zhdukur.

Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk, u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, raporton BBC, gjatë një misioni stërvitor.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Kërkimet për pilotin vijojnë nga skuadrat e shpëtimit të dërguara në vendngjarje.

Sipas “The Guardian”, piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *