Vendosni fjalën kyçe....

Sot provimi i matematikës, pas testit maturantët direkt në protestë


Sot mbahet provimi i matematikës dhe rreth 32 mijë maturantë pritet të ulen në bankat e shkollës për ta zhvilluar këtë test.

Ndryshe nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë, provimi nuk do të zgjasë vetëm 2 orë, por 2 orë e 30 minuta.

Menjëherë pas provimit, maturantët në Tiranë kanë paralajmëruan të vendosen përsëri përballë Ministrisë së Arsimit, për të vazhduar protestat.

Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, me pyetje të formuluara gabim, që nuk kishin lidhje me ato çfarë kanë mësuar në 3 vite shkollë, që ishin jashtë programit…

Një nga pyetjet në provim që i ngatërroi më shumë maturantët ishte pyetja e famshme “me Turin” që është bërë shkak edhe për qarkullimin e memeve në rrjet.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, i ka cilësuar këto protesta si të stër-politizuara. Lidhur me polemikat për tezën e provimit, Shahini thotë se pyetjet nuk kishin si qëllim vetëm të testonin njohuritë e maturantëve, por edhe aftësitë që ata kanë për t’i vënë ato në jetë.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore do të mbahet në datën 18 qershor. Maturantët do të testohen për njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje, që do përcaktojnë dhe drejtimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *