Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i Harvardit: COVID-19 ka qarkulluar në Wuhan që në gusht të 2019-ës


Sipas një studimi të universitetit të Harvardit, Covid-19 mund të ketë qenë duke qarkulluar në Kinë që nga fillimi i gushtit të vitit 2019.

Studimi i publikuar në fillim të këtij muaji, është hedhur poshtë nga Kina.

Por çfarë thotë ky studim?

Studimi bazohet në imazhet satelitore të lëvizjeve të trafikut nëpër spitale në Wuhan (që besohet të jetë dhe origjina e virusit).

Sipas këtij hulumtimi, ka pasur një rritje të dukshme të automjeteve që parkojnë jashtë gjashtë spitaleve në qytet nga fundi i gushtit deri në 1 dhjetor të vitit 2019.

Grupi analizoi gjithashtu të dhëna nga motori kinez i kërkimit Baidu për të përcaktuar ndryshimet në kërkimet për termat “kollë” dhe “diarre” midis prillit 2017 dhe maj 2020.

Ky do të ishte një konstatim i rëndësishëm sepse rasti më i hershëm i raportuar në Wuhan ishte në fillim të dhjetorit.

“Ndërsa ne nuk mund të konfirmojmë nëse vëllimi i rritur ishte i lidhur direkt me virusin e ri, provat tona tregojnë se emergjenca ka ndodhur para identifikimit të virusit në tregun e produkteve të detit.”– shkruajnë studiuesit.

Konstatoi se midis 2018 dhe 2020 kishte një prirje të përgjithshme rritëse në okupimin e spitalit – por pati një rritje të pjerrët nga gushti 2019, i cili kulmoi me një kulm në dhjetor 2019.

Autorët e raportit argumentuan se gjetjet e tyre mbështesin teoritë që Covid-19 tanimë po qarkullonin përpara se të shpërthehej në fillim në Wuhan, duke shtuar se virusi mund të jetë përhapur edhe ndërkombëtarisht përpara se autoritetet kineze ta zbulonin atë në fund të vitit 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *