Teuta i ka prishur festën Tiranës duke e mundur atë në Durrës me rezultatin e ngushtë 1-0.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Egbo e kërkoi deri në fund barazimin por nuk mundi.
Ky rezultat i bën nder Kukësit që mundi Flamurtarin dhe tashmë e sheh veten 6 pikë larg kreut.
Kur nga fundi kanë mbetur edhe 7 javë, Tirana kryeson por tani nuk ndihet aspak e sigurt për sa i përket titullit.