Vendosni fjalën kyçe....

Video-mesazhi i Manastirliut: Respektoni rregullat, viruset jetojnë për orë të tëra në disa sipërfaqe


Me rritjen e rasteve të koronavirusit në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video informuese përmes të cilës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë regullat e distancës sociale dhe higjienës.

“Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së COVID19. Respektoni Rregullat. Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër. Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Lani shpesh duart. Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ruani Shëndetin, Mbroni veten dhe të tjerët.”- shkruan Manastirliu.

Në videon e publikuar nga Manastirliu, thuhet se viruset mund të jetojnë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Për këtë arsye këshillohet të lani duart shpesh, rreth 20 sekondra me ujë e sapun, ose t’i dezinfektoni ato.

Ditën e djeshme u konfirmuan plot 57 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 1521 numrin total të të infektuarve në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *