Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një nga të dyshuarit për rrëmbimin e Jan Prengës


Arrestohet një nga të dyshuarit për rrëmbimin e Jan Prengës. Bëhet fjalë për Martin Gentian Bletën, i cili është arrestuar në Poloni dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng në janar të vitit 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllezër.

Policia dyshon se një nga vëllezërit e tij është bërë shkak për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Astrit Prenga dyshohet se luante rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri. Droga besohet se i përkiste shqiptarit Dritan Rexhepaj, i cili ndodhet në burg në Ekuador. Nga burgu ai besohet se ka urdhëruar pengmarrjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *