Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani (NHS) ka miratuar sot ilaçin dexamethasone për trajtimin e Covid-19, pasi një studim britanik zbuloi se steroidi mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes në pacientët e lidhur me ventilatorët deri në një të tretën.
Në atë që po quhet përparimi më i madh mjekësor që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët zbuluan se ilaçi gjithashtu shkurtoi shanset e vdekjes me një të pestën për pacientët që kanë nevojë për ndonjë formë oksigjeni gjatë betejës së tyre kundër sëmundjes.
Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, i përshkroi rezultatet si befasuese duke pretenduar se do të ndihmojnë për të shpëtuar mijëra jetë teksa vendi përballet me pandeminë.
Tani për tani Mbretëria e Bashkuar numëron rreth 300 mijë të prekur nga Covid-19, me rreth 42 mijë viktima, duke mbajtur vendin e tretë në botë pas SHBA-ve e Brazilit.