Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: U nisëm për reformë, përfunduam në marrëveshje zgjedhore


Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së sotme për marrëveshjen zgjedhore se Partia Demokratike kërkon t’i qëndrojë formulës aktuale politike të KQZ-së.

Ai tha se shumica nuk ka asnjë problem me Kodin Zgjedhor të tanishëm dhe as me përbërjen e KQZ-së.

Në deklaratën për mediat, ai tha gjithashtu se PS-ja ishte nisur për të bërë një reformë zgjedhore por e gjitha tani është kthyer në një marrëveshje zgjedhore për t’i ofruar opozitës garancitë që kërkon për zgjedhjet e ardhshme.

“U nisëm për të bërë një reformë zgjedhore por përfunduam në një marrëveshje zgjedhore. Gjithçka e bëmë që opozita të futej në zgjedhje. PD-ja nuk ka asnjë problem me formulën e tanishme të KQZ-së, me përbërjen politike të saj. Edhe ne nuk kemi asnjë problem me këtë gjë dhe as me Kodin Zgjedhor. PD-ja kërkon identifikimin biometrik, gjë të cilën ia kemi dhënë.” – tha ndër të tjera Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *