Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë


Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë. I riu nga fshati Nikël në Fushë-Krujë, u arrestua pas atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit.

Kjo ngjarje ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.

Rraja vazhdon të mohojë akuzat për atentatin ku humbi jetën Andi Maloku. Ai thotë se ditën kur ndodhi ngjarja, ai ndodhej në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale me makinën.

Por prokuroria pretendon se ka gjetur prova të mjafueshme se Rraja është një nga personat që ka marrë pjesë në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *