39 civilë kanë humbur jetën në Libi si pasoja e minave të vendosura nga milicia e Gjeneralit Haftar, raporton Anadolu Agency.
Po kështu nga shpërthimi janë plagosur dhjetëra persona e autoritetet druhen se bilanci mund të rëndohet në vijim.
Libia është në kaos që prej vrasjes së ish-Kolonelit Muamar Gadafi që drejtoi vendin për më shumë se 40 vjet. Që prej atëherë vendi është ndarë në zona të ndryshme influence.
Dy palët kryesore që kërkojnë pushtetin në vend janë ajo e Gjeneralit Haftar dhe Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar.