Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën dëgjimore për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.
Seanca gjyqësore ishte përcaktuar për ditën e nesërme në orën 10:00.
Në një njoftim për shtyp KPK njoftoi se seanca dëgjimore do të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa kjo do të bëhet e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të institucionit.