Kryebashkiaku i Bostonit, demokrati Marty Walsh është shprehur në favor të heqjes së një statuje të ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln që ka qëndruar në qytet për më shumë se një shekull, por është kundër riemërimit të Faneuil Hall, e cila është emëruar sipas emrit të një pronari skllevërish de qëndron në një vend ku dikur zhvillohej tregtia e skllevërve.
Siç ka raportuar Breitbart News, aktivistët e krahut të majtë po përpiqen të heqin një statujë të Abraham Lincoln-it pas afro 150 vjetësh.
Statuja ka qëndruar atje që nga viti 1879 dhe është një kopje e një statuje origjinale të ndërtuar me fonde të kontribuara nga skllevërit e liruar.
Zyra e kryetarit të bashkisë Walsh i tha ‘Boston Globe’ javën e kaluar se ai favorizon heqjen e statujës së Lincoln-it.
Sidoqoftë, kryebashkiaku Walsh ka kundërshtuar riemërimin e Faneuil Hall, një vend kryesor turistike në qendër të qytetit të Bostonit, duke deklaruar javën e kaluar se është kundër kësaj ideje.
Siç raportoi NPR në vitin 2018: “Ndërtesa ka qenë një vend takimi për revolucionarët dhe abolicionistë. Frederick Douglass ka folur këtu. Por është gjithashtu një relikt i tregtisë së skllevërve në Boston. Peter Faneuil ishte një tregtar që fitoi para nga skllavëria dhe zotëronte skllevërit vetë. Skllevërit u blenë dhe u shitën menjëherë pranë asaj që tani është Salla Faneuil. “