Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton kredinë nga FMN-ja dhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot dy ligje të miratuara në Kuvend. Ligji i parë lidhet me aktin normativ për shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për të ndihmuar bizneset pas situatës së krijuar nga COVID.

Ligji tjetër është ai për huamarrjen prej 174 milionë eurosh nga FMN-ja.

Presidenti arsyeton se ligji për tatimin mbi të ardhurat mbështet bizneset pasi shtyn afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020.

Ndërsa për ligjin e kredisë shprehet se është masë mbështetëse në përballimin e pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 2 ligje:

– Ligjin nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”.

Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.

– Ligjin nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nnderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *