Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë kanë marshuar në rrugët e Parisit duke kërkuar një pagë më të mirë dhe rritje të fondeve për shëndetësinë.
Ndërsa demonstruesit dolën në rrugë e kryeqytetit francez, shpërthyen përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë, që përdori gaz lotësjellës.
Të përshëndetur si ‘heronj me rrobat e bardha’ nga Presidenti Emmanuel Macron në fillim të pandemisë Covid-19, punonjësit e sektorit shëndetësor në Francë u mblodhën të martën masivisht për të kërkuar më shumë sesa vetëm duartrokitje.
Duke bërë thirrje për ngritje të pagave dhe për t’i dhënë fund shkurtimeve të shtretërve në spital, të shumtë në numër ata mbushën rrugët.