Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 58-vjeçarja te Infektivi, Ministria: S’vdiq nga Covid-19


Pasditen e sotme një 58-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale nga e cila vuante.

Përveç kësaj, thuhet në njoftimin e ministrisë, viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Njoftimi

Ministria e Shendetesise sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *