Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë Nehat Kulla, “gjenerali” i bandës famëkeqe të ’97-ës


Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjecare Nehat Kulla, i njohur dhe me noftkën “gjenerali”, pas një tromboze në mushkëri.

Nehat Kulla nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka vetëm një vit që ka dalë nga burgu.

Kulla drejtoi një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë 1997.

Ai ishte dënuar me 20-vjet burg, për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata, Halim Gjuzit, në vitin 1998, në Golem.

Ai e kre dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej “Gjenerali” pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *