Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin edhe për kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.
Gurra i cili ishte denoncuar nga opozita se kishte fshehur një hetim të mëparshëm, u hetua përsëri nga prokuroria e cila mbylli hetimet më 8 qershor.
Ditën e sotme KQZ-ja vendosi me 5 vota që kryebashkiakut të Librazhdit të mos i hiqet mandati.
Nga verifikimi i prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”.
Por prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.