Të paktën 20 ushtarë indianë kanë vdekur në përleshjet me forcat kineze mbi Luginën Galwan, një rajon i diskutueshëm në veri të Kashmirit, të pretenduar nga Pekini dhe Neë Delhi. Pekini nuk ka konfirmuar asnjë raport për viktimat e tij.
Ushtria Indiane fillimisht konfirmoi vdekjen e një oficeri dhe dy ushtarëve, por lëshoi një deklaratë zyrtare të martën në mbrëmje duke shtuar se shtatëmbëdhjetë ushtarët që ishin plagosur në mënyrë kritike ishin ‘të ekspozuar ndaj temperaturave nën-zero në terrenin malorl’ dhe humbën jetën.
Mediat indiane kanë raportuar pretendime se rreth 43 anëtarë të Ushtrisë Kineze janë vrarë ose plagosur në përleshjet, të cilat ndodhën të hënën dhe të martën. Pekini nuk ka lëshuar ende ndonjë shifër zyrtare.