Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Polonisë: “Ideologjia” e LGBT-së është më e rrezikshme se komunizmi


Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur promovimin e të drejtave LGBT një ‘ideologji’ më shkatërruese sesa komunizmin, në një fjalim gjatë fushatës elektorale.

Ai është një aleat i partisë nacionaliste në pushtet, Partia për Ligj e Drejtësi (PiS) dhe kërkon rizgjedhjen më zgjedhjet e 28 qershorit.

Ai tha se gjenerata e prindërve të tij kishte luftuar kundër ideologjisë komuniste për 40 vjet dhe ‘ata nuk luftuan për këtë në mënyrë që të shfaqej një ideologji e re që është edhe më shkatërruese’.

Kritikët thonë se PiS ka një axhendë anti-gay.

Grupi i të drejtave LGBT ILGA-Europe thotë se Polonia është vendi me performancën më të dobët në BE për sa i përket të drejtave LGBT, në një indeks të publikuar muajin e kaluar.

PiS fitoi një shumicë në parlament me një axhendë konservatore-nacionaliste të fortë për vlerat katolike, duke përfshirë mbështetjen për familjet tradicionale dhe kundërshtimin e martesave homoseksuale.

Duke folur me mbështetësit në Brzeg, Poloninë Jugperëndimore, Duda tha se ‘prindërit janë përgjegjës për edukimin seksual të fëmijëve të tyre’ dhe ‘nuk është e mundur për asnjë institucion të ndërhyjë në mënyrën se si prindërit rritin e edukojnë fëmijët e tyre’.

Më 10 qershor ai nënshkroi një ‘Kartë Familjare’ të propozimeve zgjedhore, duke përfshirë premtime për të parandaluar që çiftet homoseksuale të martohen ose birësojnë fëmijë dhe të ndalojnë mësimet në lidhje me çështjet LGBT në shkolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *