Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e mbeturinave në zonën e Bashkisë së Durrësit. Rama ka kërkuar që të mos dizinformohet publiku pasi Bashkia e Durrësit nuk do hedhë plehrat në asnjë zonë të saj në këtë fazë tranzicioni.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”-shkruan Rama.