Vendosni fjalën kyçe....

Rritja rekord e të infektuarve, zv.ministrja Rakacolli: Njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia


Në ditët e fundit kemi parë një rritje mjaft të lartë të numrit të të infektuarve në vend dhe të të shtruarve në shërbimin infektiv.

Kryetarja e Komitetit Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka komentuar sot këtë “bum” të të infektuarve, duke thënë se ishte diçka e pritshme.

“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim , kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha Rakacolli, ndërsa ishte e ftuar në studion e Wake Up, në Top Channel.

Por sipas zv.ministres, ka dhe një neglizhencë dhe ulje të vigjilencës nga qytetarët.

“Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia” – thotë Rakacolli.

Sipas saj, që të flasim për një imunizim të popullatës do të duhej që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *